Një tërmet me pasoja fatale ka goditur Shqipërinë, ku deri më tani ka lënë të vdekur 39 persona dhe qindra të lënduar.
Madje tërmeti kanë qenë aq i fuqishëm, saqë dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë dhe tetë shtete të tjera, por ndonëse dridhjet janë ndier edhe në Kosovë, ato nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm material.
Gjithsesi, Kosova nuk është ndonjë vend që “u ka shpëtuar” tërmeteve, përkundrazi. Së paku kjo mund të thuhet për dekadat e fundit, për të cilat ekzistojnë disa të dhëna të tregojnë se Kosova është përballur edhe me një sërë tërmetesh të fuqishme.
Në raportin “Mikrozonimi Sizmik i Gjilanit”, i cili është hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, thuhet se janë shtatë tërmete më të fuqishme që e kanë goditur Kosovën, transmeton Telegrafi.
Raporti thotë se tërmeti i 1921-së që ka ndodhur në Ferizaj dhe Viti në epiqendër kishte intensitet prej nëntë ballësh, apo 6.1 shkallë Rihter.
Tërmeti i fundit që kishte intensitet të lartë ishte ai i Istogut i ndodhur në vitin 2010, i cili kishte magnitudë momentale prej 5.2 ballësh.
Shtatë tërmetet më të fuqishme që e kanë goditur Kosovën | Burimi: MZHE
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.