×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë katër zëvendësministrat e emëruar në këto ministri

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 21:59

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.


    Këta janë zëvendësministrat e emëruar:

    Z. Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

    Z. Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes,

    Znj. Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,

    Z. Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

    Deri m​ë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!