Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti , ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Por, Kurti nuk ka treguar ditën se kur do të zhvillojnë takimin, por ka bërë të ditur se do të flasin për formimin e institucioneve, konkretisht ndarjen e pozitave ministrore, shkruan Reporteri.net.
“Këtë javë do të takohem me udhëheqjen e saj, kryetarin Mustafa në mënyrë që t’i diskutojmë edhe çështjet tjera të mbetura, me theks të veçantë për ndarjen ministrore”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se me LDK-në janë marrë vesh që të jenë 12 ministri, poashtu të jenë 2 zv.kryeministra, 2 zv.ministra për secilën ministri dhe 30 % gra të përfaqësuara në qeveri.
I pyetur se cilat ministri preferon të marrë në drejtim, Kurti ka deklaruar se nuk mund të thotë se cila Ministri është më e rëndësishmja se tjetra. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.