×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto biznese në Kosovë bëjnë më së shumti evasion fiskal

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 22:23

    Evazioni fiskal në Kosovë konsiderohet të ketë marrë përmasa shqetësuese. Si e tillë, kjo dukuri dëmton buxhetin e Kosovës për miliona euro dhe njëherësh krijon konkurrencë të padrejtë në treg.


    Për këtë dukuri ka folur drejtori i Admninistratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, i cili ka thënë se bazuar në disa raporte të ndryshme, evazioni fiskal në vitin 2017 ishte llogaritur rreth 30 për qind apo përkthyer në euro, rreth dy miliardë.

    Ai ka treguar se edhe cilat biznese bëjnë më së shumti evasion fiskal në vend.

    “Fusha e ndërtimtarisë është kyçe për të cilën ka dyshime për evazion fiskal. Pastaj vijnë shërbimet, hoteleria, ordinancat e avokatura”, ka thënë ai.

    Murtezaj ka shtuar se mbledhjen e borxheve është pika me prioritetin më të lartë, ndërsa ka pohuar se deri tani nuk është bërë punë e mirë në këtë drejtim, për çka ka paralajmëruar edhe ndryshime në menaxhmentin e ATK-së.

    “Në periudhën 2016-2017, për dy vjet radhazi me ligj të veçantë, ATK-ja e organizata tjera kanë bërë lehtësime tatimore për bizneset që kanë vështirësi financiare e nuk mund t’i shlyenin borxhet. Për këto periudha, ATK-ja ka ‘falur’ rreth 250 milionë euro”, ka thënë ai për KTV, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka treguar se katër milionë euro janë shmangiet nga faturat fiktive, ndërsa një milion euro ka pasur shmangie nga kompanitë e sigurimeve.

    Ndryshe në raportet vendore dhe ndërkombëtare në vazhdimësi theksohet se ekonomia joligjore në Kosovë është më shumë se 30 për qind të bruto produktit vendor, që përkthyer në shifra është rreth 1.8 miliard euro në vit.

    Kujtojmë se Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës janë kontribuuesit kryesorë të buxhetit të shtetit. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!