×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë motivet që dyshohet se çuan në vrasjen e 59 vjeçarit në Viti

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 17:17

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen që ndodhi sot paradite në fshatin Sedovinë e Qerkezëve të Vitisë.


    Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 ku edhe njoftuar për një rast “rrahje”.

    Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka ndodhur një rrahje ne mes të dy familjeve nga fshati Sedovinë e Qerkezëve, Komuna Viti.

    Në rrahje dyshohet se janë përdorur mjete të forta ku si pasoj disa persona kanë kërkuar ndihme mjekësore.

    “Njeri nga të lënduarit M. I. (1960) i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore është dërguar për tretman mjekësor në QKUK (me vonë jemi informuar se i njëjti ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të marra nga mjete të forta)”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Reporteri.net.

    Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, fillimisht rasti është klasifikuar si “lëndim i rende trupor”, ndërsa tani rasti është cilësuar “Vrasje”.

    Ne lidhje me rastin katër të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i kryer Policia e Kosovës, hetimet regjionale.

    Kujtojmë se më 28 prill një 49 vjeçar u gjet pa shenja jete në fshatin Reka e Allages në Rugovë.

    Viktimës dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me sëpatë tre familjarë të tij kur janë përleshur për mal.

    Ndërsa po për çështje pronësore një tjetër vrasje ndodhi më 12 mars në fshatin Marmull të Gjakovës.

    Tunë Bezhi, një banor i këtij fshati u vra, jo shumë larg shtëpisë së tij.

    31 vjeçari Alfred Gjugja, nga i njëjti fshat, dyshohet se kreu vrasjen. /Reporteri.net/.

    LAJMI I FUNDIT: Vritet një 59 vjeçar në Viti

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!