×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë qytetet e Kosovës me numrin më të madh me të preku nga Covid-19

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 8:09

    Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 2,169 derisa janë shëruar 1,047 persona, dhe janë konfirmuar 36 viktima.


    Komunat me më së shumti raste aktive janë Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni.

    Kryeqyteti i Prishtinës ka rreth 315 raste aktive, pastaj vije Vushtrria me 250 dhe Prizreni me 96. Malisheva, që dikur ishte një nga vatrat e coronavirusit, më nuk ka asnjë rast aktiv ku nga 77 të prekurit janë shëruar 76.

    Në njoftimin e fundit të IKSHPK-së, 96 persona rezultuan të prekur me koronavirus, dhe 29 të shëruar.

    Komuna e Gjilanit kishte më së shumti raste, rreth 20, më pas Prishtina e Prizreni me 19 raste. Sot është shënuar edhe viktima e 36.

    Deri tani në Kosovë janë 1,086 raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!