Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar numërimi i votave.
Të dhënat momentale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjithsej.Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,79%, 197,966 vota.
Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 21,15%, apo me 162,342 vota.Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota.
Kujtojmë që mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje ka festuar fitoren e saj në sheshon ‘Skënderbeu’ Prishtinë.Lideri i saj Albin Kurti ka thënë se tashmë do t’i nis bisedimet me Lidhjen Demokratike për formimin e Qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.