×
  • Lajme
  • Lajme / Sulmi ndaj mediave

    “Këtu jemi në Klinikën e Radiologjisë”, Kurti s’përgjigjet për akuzat e tij ndaj mediave

    Reporteri
    09 Dhjetor 2024 | 12:09

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës bashkë me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia kanë përuruar renovimet në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, për t’iu adresuar më pas mediave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, me të përfunduar deklaratën e tij, Kurti s’ka pranuar asnjë pyetje nga gazetarët, ani pse një të tillë e pranoi.

    I pari i qeverisë u pyet lidhur me akuzat e tij gjatë ditës së djeshme për mediat, por që s’pranoi të përgjigjej.

    “Jemi në Klinikën e Radiologjisë, për çështje të tjera flasim në vende të tjera”, tha Kurti para gazetarëve.

    Kurti gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e këshillit të VV-së në fjalimin e tij u shpreh se asnjëherë më shumë se në këto katër vite nuk ka pasur më shumë media kundër Qeverisë.

    “Mediat për çdo sulm e agresion të Serbisë ndaj shtetit tonë, fajtorin çdoherë e gjetën tek qeveria jonë, por asnjëherë tek Serbia, nuk meritojnë vëmendjen tuaj”, kishte deklaruar Kurti dje.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!