×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    KFOR-i vazhdon përgatitjet për ta mbajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 17:05

    Ushtarakët e misionit të NATO-s në Kosovë po i vazhdojnë përgatitjet për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë.

    Së fundmi, Batalioni taktik i rezervistëve kanë kryer ushtrime në Kampin e Novosellës, për turmat dhe kontroll të trazirave.

    “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!