Personeli italian dhe amerikan nga misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO, zhvilluan dje stërvitje me ngarkesë të quajtur “hot/cold load” (nxehtë/ftohtë) në Camp Villagio, në Pejë.
Në njoftimin në rrjetet sociale Facebook, KFOR bën të ditur se në këto stërvitje u përqendruan në procedurat e sigurisë së helikopterit për ngarkim në rast emergjence.
“Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operacionale të KFOR-it dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.