Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se janë duke patrulluar vazhdimisht në kufirin e Kosovës me Serbinë.
KFOR ka publikuar një video në Facebook nga Mitrovica e Veriut, ku thotë janë duke garantuar siguri dhe stabilitet, shkruan Reporteri.net.
“Patrullat e rregullta dhe të sinkronizuara të kryera nga KFOR-i dhe njësitë e Forcave të Armatosura Serbe përfaqësojnë një përpjekje kyçe për këtë qellim”, thuhet në videon e publikuar nga KFOR-i.
Ndërsa kanë ritheksuar se vazhdojnë ta zbatojnë mandatin e tyre.
“Bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. NATO, KFOR, bashkë më të forte”.
Kujtojmë se më 24 shtator të vitit të kaluar në Banjë të Zveçanit, një grup i armatosur nga Serbia në krye me kriminelin Milan Radojiçiq kishte sulmuar Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, tanimë heroin Afrim Bunjaku. /Reporteri.net/.