×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    KFOR realizon në Pejë stërvitje për evakuimin e të plagosurve

    Reporteri
    17 Tetor 2024 | 19:06

    Në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, Komanda Rajonale Perëndimore e misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO, ka zhvilluar një stërvitje për evakuimin e të plagosurve.

    Në njoftimin e KFOR thuhet se ky ushtrim lejoi testimin e kohës së ndërhyrjes dhe koordinimin e nevojshëm midis aseteve të ndryshme të përdorura në terren, shkruan Reporteri.net.

    “Trajnimi është pjesë e kuadrit më të gjerë të aktiviteteve përgatitore për ruajtjen e aftësive operacionale të kontingjenteve të punësuar në operacione. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!