×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR’i për Gazetën Reporteri: Nuk kemi asnjë informacion që ndonjë helikopter nga Serbia ka kaluar vijën kufitare të Kosovës

    Reporteri
    24 Shtator 2021 | 21:49

    KFOR ka demantuar raportimet e mediave se sot gjatë ditës tre helikopterë serbë kanë fluturuar mbi hapësirën e Kosovës.


    Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i forcave ndërkombëtare në Kosovës, Antonio Minutella ka thënë se KFOR nuk ka informacione se helikopterë nga Serbia kanë kaluar vijën kufitare të Kosovës.

    Ai tha se KFOR vazhdon të punojë për një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës nga të gjitha komunitetet që jetojnë këtu.

    “Ne nuk kemi asnjë informacion që helikopterët serb kanë kaluar mbi vijën kufitare administrative. KFOR -i vazhdon të jetë i fokusuar në zbatimin e mandatit që derivon nga që derivon nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 , që të sigurojë ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë Minutella.

    Por ai nuk ka sqaruar nëse tre helikopterët për të cilët u raportua në media I përkas KFOR-it.

    Kujtojmë që nga fillimi i javës gjendja në veriun e Kosovës mbetet e tensionuar. Serbët kanë bllokuar rrugët në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, pasi Policia e Kosovës nisi zbatimin e vendimit të Qeverisë për reciprocitet në targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
    Është dita e pestë që kur Njësitë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në veri në zbatim të këtij vendimi. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!