×
  • Lajme
  • Lajme / Akuzat e LDK-së

    Kica-Xhelili: Propagandë e qeverisë për luftimin e korrupsionit

    Reporteri
    08 Prill 2024 | 19:31
    Doarsa Kica-Xhelili

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, përmes një videoje, të ngjashme si ato të shefit të saj, Lumir Abdixhikut, ka thënë se Qeveria e Kosovës po manipulon me raportet ndërkombëtare për indeksin e luftimit të korrupsionit dhe lirisë së medias.

    Referuar raportit të “Transparency International”, ajo ka thënë se Qeveria nuk po i merr për baza pikët, por lëvizjet e vendeve.

    “Qeveria po thotë që kemi 21 vende ngritje në Transparency International në indeksin e korrupsionit. Propagandë. Përveç që kemi ngecje në vitin 2023, Qeveria për të mashtruar me numra nuk po e merr shembull poena që në fakt e determinojnë lëvizjen e shteteve, por po i merr shembull vendet. Ndërkaq vendet e shteteve mund të lëvizin edhe kur ato nuk kanë as çfarë përmirësimi në gjendjen e tyre me korrupsionin”, ka thënë ajo.

    Më tutje, deputetja opozitar tha se Qeveria po manipulon edhe sa i përket raporteve për lirinë e medias.

    “Qeveria po thotë që jemi 22 vende më lartë në indeksin e lirisë së mediave sipas ‘Reporterëve pa Kufij’. Prap propagandë, jemi vetëm 5 vende dallim dhe në fakt nëse i shikojmë pikët, jemi vetëm një pikë më shumë. E paramendoni, kur Qeveria flet për Ëorld Justice Project dhe Raportin e BE-së, flet për vitin 2022, ku po e leni vitin 2023? A thua pse po e fshehni? – Po iu tregoj unë pse. Propagandë, sepse në vitin 2023 keni pasur ngecje dhe këtë e konfirmojnë të dy raportet edhe World Justice Project edhe Raporti i BE-së, dhe në fakt Raporti i Progresit i BE-së është ndër raportet më të këqija ndonjëherë. Ju edhe mund të vazhdoni me manipulim numrash, por ne jemi këtu për t’ua treguar faktet para propagandës”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!