Komisioni i Venecias me vetëm një letër i ka kthyer përgjigj Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në kërkesën e tij që ky institucion ta interpretojë dekretin e Presidentit Thaçi për Qeverinë e re dhe kompetencat për shpërbërjen e Kuvendit.
Në letrën që e kanë publikuar zyrtarë të presidencës së Kosovës, Komisioni i Venecias i thotë Kurtit se një ndërhyrje e tyre do ta dëmtonte autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, shkruan Reporteri.
Ashtu siç i thanë sot Reporterit, zyrtarë të Komisionit, edhe në letrën drejtuar Kurtit konfirmohet se kërkesa e Kurtit nuk mund të marrë interpretim nga Komisioni pasi që bëhet fjalë për Kushtetutën e Kosovës dhe jo mbi zbatimin e standardëve ndërkombëtare. /Reporteri
Kjo është letra origjinale:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.