×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është zyrtarja e Komunës së Prishtinës që dyshoi se keqpërdori detyrën zyrtare

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 15:40

    Një zyrtare Komunës së Prishtinës është arrestuar nga Policia e Kosovë pasi e njëjta me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka keqpërdorur pozitën e saj dhe nga muaji mars deri në tetor 2019, ka lëshuar vërtetime të pagesave të tatimit në pronë pa dëshminë se personat në fjalë janë të liruar nga kjo taksë prej 10 euro (vërtetime për regjistrimin e automjeteve).


    Policia në njoftimin e saj ka treguar se e arretuara është me inicialet N.D., viti i lindjes 1980, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri.net mëson nga burime brenda Komunës së Prishtinës se e arrestuara është Nerxhivane Demolli, zyrtare e pagesave të tatimit në pronë.

    E dyshuara është dërguar në mbajtje 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!