×
  • Lajme
  • Lajme

    Klina, Vitia e Malisheva largohen nga karantina

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 14:48

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot (mbledhje elektronike) ka marrë vendim që të heq nga karantina, komunën e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.


    Këto komuna ishin të parat që u futën në karantinë pasi shpërtheu coronavirusi në vendin tonë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i qeverisë:

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) të 28-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr.01/09 të datës 13.03.2020 dhe vendimit Nr.01/10 të datës 14.03.2020.

    Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës. Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe obligon të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!