Kryetari i Nismë Socialdemokrate Fatmir Limaj, që në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë e këtij koalicioni do të përfshijë “profesionistë të vërtetë”.
Ai në ftuar në T7 është shprehur se lista e këtij koalicioni do të përbëhet nga kandidatët më të mirë.
“Lista do të ketë njerëz më përvojë në profesionet e tyre por edhe politikisht, ne do t’ju ofrojmë qytetarëve profesionistë të vërtetë, kandidatët më të mirë politikë. Lista që do të kombinohet, unë po flas si koalicion, do të jenë personalitete të fuqishme kombëtarëshit” shtoi Limaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.