Në pikën kufitare në Muçibabë, janë shkaktuar kolona të gjata deri në një kilometër, kjo është si pasojë pasi që qytetarët nga Lugina e Preshevës kanë ardhur në Gjilan për tu furnizuar me produkte ushqimore për muajin e Ramazanit, shkruan Reporteri.net
Këtë për Reporterin e ka bërë të ditur një lexues, i cili ka dërguar disa fotografi nga kjo pikë kufitare.
”Kufiri Muçibabë nga ana e Kosovës një kilometër kolonë, përshkak se luginasit po furnizohen në Gjilan me harxhllak për Ramazan”, ka thënë lexuesi për Reporterin.
Siç shihet në këto fotografi një numër i madh i veturave janë duke pritur në kolonë.
Me ardhjen e bashkatdhetarëve dhe me nisjen e sezones turistiket pritjet në këtë pikë kufitare janë të gjata, ndërsa kolona të shkaktuara për tu furnizuar me produkte ushqimore nuk janë të zakonshme. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.