×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti i FSK-së tregon se si përfundoi mjeti shpërthyes në kazermën “Adem Jashari”

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 20:40

    Një person gjeti një mjet shpërthyes në kopësht e dërgoi në FSK për ta deaktivizuar, alarmohet ushtria e Policia e Kosovës.


    Shiritat e vendosur më herët po i largojnë.

    Kjo rrugë dhe të tjerat që qojnë tek kazerma Adem Jashari në dalje të Prishtinës u mbyllen.

    Në hyrje të këtij objektit u ndal një veturë brenda së cilës ishte një mjet shpërthyes.

    Deri këtu, e solli një qytetar nga Skënderaj i cili predhën e gjeti në kopshtin e shtëpisë së tij në Prishtinë dhe e dërgoi në FSK për ta deaktivizuar.

    Ekipet e specializuara morën të gjitha masat dhe kontatuan se kjo predhë ishte e luftës së fundit në Kosovë.

    Pak kohë iu deshën FSK-së dhe policisë për të kryer punën që u kërkohej.

    Më pas, Policia e Kosovës ; konkretisht njesia e deminimit ka përfunduar procedurat dhe mjetin e rrezikshëm e kanë dërguar në një vend të sigurt për ta deaktivizuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!