×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisioni i Haradinajt i reagon Malit të Zi, pasi rrënoi stanet e kosovarëve

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 19:03

    Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se Komisioni këto ditë, ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.


    Bulliqi shkruan se duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Bulliqit:

    Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit këto ditë, ka vizituar zonën kufitare Kosovë – Mali i Zi, në pjesën e Ishtedimit dhe ka parë nga afër zhvillimet në terren.

    Duke analizuar zhvillimet dhe vijën kufitare, Komisoni apelon që të mos ndërmerren aktivitete për ndërtim të staneve të reja nga ana e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, dhe njëkohësisht të ndërpriten edhe aktitivtetet për rrënimin e të njëjtave nga autoritetet e Malit të Zi, ngase bëhet fjalë për zonë kufitare dhe të drejtat sendore ndërkufitare do të definohen me Marrëveshjen Ndërshtetërore për Kufi.

    Ndryshimi i gjendjes faktike në terren, nuk i kontribuon punës së Komisionit në përgjithësi, e Trupës punuese në veçanti, andaj është tepër e nevojshme përmbajtja nga veprimet e njëanshme jo vetëm në Ishtedim, por në të gjithë brezin kufitar në përgjithësi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!