×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Klinës njofton qytetarët:  Mund të furnizoheni me ujë të pijes te fabrika e ujit 

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 18:43

    Në mbledhjen e sotme të Shtabit të Emergjencës, me qëllim të sigurimit të ujit të pijshëm për qytetarët e Klinës, është marrë vendim, që KRU “Hidrodrini” njësia në Klinë të sigurojë të pijshëm për qytetarët e Klinës, që do të bëhet nëpërmjet dy burimeve pranë fabrikës së ujit në Klinë.


    Kreu i kësaj komune, Zenun Elezaj, ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, që gjatë furnizimit me ujë të respektohet radha, distanca dhe të jenë të pajisur me dorëza dhe maska, si masë parandaluese e përhapjes së virusit.

    https://www.facebook.com/Zenunelezaj1963/posts/796844737471102

    Kujtojmë se Elezaj në një bisedë për Reporteri.net ka thënë se 40 persona janë në izolim, ndërsa ka shtuar se mjekët s’po kanë pajisje për t’u përballur me situatën e re të krijuar, pas paraqitjes së rastit të parë me koronavirus në komunën që drejton. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!