×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës iu bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar: Ka rritje të rasteve me coronavirus

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 11:12

    Komuna e Prishtinës po iu bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19


    Në një postim në Facebook, Komuna e Prishtinës shkruan se pas lehtësimit të masave janë rritur rastet me COVID-19.

    “Pas javës së parë të lehtësimit të masave, jemi dëshmitarë të rritjes sadopak të numrit të rasteve me #covid19. E kjo na rikujton se duhet të vazhdojmë që të i zbatojmë me kujdes të gjitha masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së. Edhe pak kohë vazhdo #rriNshpi që shumë shpejtë të dalim e të e shijojmë pranverën plot ☀️ në Prishtinë”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!