Komuna e Prishtinës ka ndarë 85 mijë euro për organizimin e koncertit “Ramë Lahaj with friends”, shkruan Reporteri.net.
Gala mbrëmja do të mbahet me 2 gusht, në Sheshin “Skënderbeu”.
Biletat për këtë koncert kushtojnë nga 5 euro deri në 20 euro.
Kontrata është nënshkruar më 19 korrik.
Ndonëse në njoftimin për kontratë figuron se vlera e kontratës është 85 mijë euro, në dosjen e tenderit çmimi është 83 mijë e 500 euro.
“Juve ju është dhënë kontrata me çmimin e negociuar prej 83,500.00 euro”, thuhet në dosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.