Bazuar në Ligjin për Kryeqytetin, Komuna e Prishtinës ka përfituar një grant shtesë nga niveli qendror, në lartësi jo më pak se 6% të grantit të përgjithshëm.
Për vitin 2023 Komuna e Prishtinës përfituar grant shtesë prej 15,312,600 euro nga granti i përgjithshëm për komuna.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Pushtetit Lokal.
“Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi në tryezën e organizuar nga DEMOS ka diskutuar me akterët relevantë lidhur me Ligjin për Kryeqytetin, nivelin e zbatimit dhe efektet e arritura”, thuhet në njoftimin për media.
“Gjatë kësaj tryeze Ministri z. Krasniqi, ka theksuar se është e rëndësisë së jashtëzakonshme që Komuna e Prishtinës të shfrytëzojë mundësitë buxhetore që të ofrojë projekte dhe shërbime cilësore për qytetarët e Prishtinës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.