×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prizrenit paralajmëron prerjen e një lisi, kërkohen argumente për këtë veprim

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 21:40

    Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të bëhet prerja e një lisi në Mullirin e Tabakhanes, duke qenë se QRTK-ja ka vlerësuar se rrënjët e lisit paraqesin rrezik për murin dhe jazin në këtë mulli dhe ka rekomanduar evitimin e këtij rreziku.


    Organizata EC Ma Ndryshe kërkon nga organet përgjegjëse që para se të ndërmarrin çfarëdo veprimi, ti paraqesin argumentet e plota rreth këtij vendimi, si dhe për hir të transparencës të publikojnë raportet e vlerësimit dhe gjithë ekspertizën lidhur me këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!