×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Rahovecit s’ka asnjë të infektuar me koronavirus

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 17:07

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka bërë të ditur se në qytetin që ai udhëheq nuk ka asnjë rast me COVID-19.


    Lajmin e ka bërë të ditur Latifi në Facebook, gjersa ka apeluar qytetarët për kujdes.

    “Sipas IKSHPK, për momentin në Rahovec, nuk ka as edhe një rast të vetëm aktiv me koronavirus. Të gjithë të infektuarit tashmë janë shëruar.Të kujdesemi bashkë që edhe ditëve në vijim, mos të kemi raste të reja”, tha ai.

    Numri i rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi është 832, kurse nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me  COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit dhe është shënuar 1 rast i vdekjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!