×
  • Lajme
  • Lajme / Washington

    Konfirmimi i deklaratave të Trumpit për një përshkallëzim Kosovë-Serbi, çfarë tha presidentja Osmani në SHBA

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 7:58

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

    E para e shtetit ka thënë se deklarimi ipresidenti amerikan Donald Trump është i vërtetë dhe se SHBA e ka parandaluar.

    Osmani tha se bëhet fjalë për një zhvillim të kohëve të fundit.

    “Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi. S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillimet shumë të fundit. Por KFOR-i është aty dhe ne po bëjmë punë të mrekullueshme në parandalim e mbrojtje”, ka thënë Osmani në diskutimin e ndodhur në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.

    Ajo ka shtuar tutje se përpjekja e Serbisë për të cilën ka folur presidenti amerikan Trump është e ditëve të fundit dhe sipas Osmanit rreziku vazhdon.

    “Është përpjekje e ditëve të fundit, e cila ende po vazhdon. Kam informacione shumë kredibile. E di çfarë po flasë’, ka thënë Osmani.

    Trump gjatë këtij mandati disa herë ka përmendur  që “ka ndalur luftën Kosovë-Serbi”.

    Ai ka përmendur Kosovën e Serbinë, edhe referuar marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit 2020.

    Që nga koha kur rimori postin e presidentit, Kosovën e Serbinë e sheh si sukses diplomatik në “parandalimin e një konflikte”, siç thotë ai.

    Trump  së fundmi ka thënë se ka ndalur luftën në rajon duke kërcënuar me ndaljen e tregtisë.

    “Kam arritur të zgjidh shumë prej këtyre situatave, si për shembull India dhe Pakistani, Kosova dhe Serbia. U thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të tregtojmë. Dhe duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme dhe po shkon drejt fundit”, ka thënë Trump. /Reporteri.net/

    “U thashë a do të luftoni, nuk do të bëjmë tregti”, Trump përmend sërish Kosovën e Serbinë

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!