×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, IKSHPK del me udhëzime

    Reporteri
    27 Korrik 2024 | 12:44

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në vendin tonë nga 10 deri më 23 korrik kanë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19.

    IKSHPK njofton se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur, transmeton Telegrafi.

    Më tej, IKSHPK thotë se COVID-19 më 5 maj ishte deklaruar si emergjencë globale shëndetësore nga OBSH, por që në disa vende ka pasur raste të reja, duke përfshirë edhe vendin tonë.

    “Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, vende të ndryshme të botës dhe kontinentit evropian kanë regjistruar së fundi raste të reja të COVID-19, ndonëse intensiteti i tyre nuk ka reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo ngarkesa të tjera të theksuara shëndetësore”.

    “Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen”, thuhet në njoftim.

    Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë:

    -Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive;

    -Qëndrimin në ajër të pastër;

    -Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë;

    -Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur;

    -Përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!