×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet takimi i nesërm në Bruksel, Qeveria tregon temat e diskutimit

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 11:09

    Nesër pritet që në Bruksel të diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës midis Kosovës dhe Serbisë.


    Nga Zyra e Kryeministrit, vetëm një ditë para këtij takimi, thonë se në këtë takim merr pjesë delegacioni i Kosovës i prirë nga Koordinatori Shtetëror, Skender Hyseni.

    “Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia. Temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve. Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje”, thuhet në komunikatë.

    Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje.

    Takimi i 29 tetorit vjen pasi ishte shtyrë takimi i paraparë në fund të shtatorit.

    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili ndërmjetëson takimet mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një vizite në Kosovë dhe Serbi para dy javësh kishte deklaruar se dy vendet duhet të konsiderojnë ndryshimin e kushtetutës nëse duan të arrijnë marrëveshje ndërkombëtare për ta përfshirë atë në rendin ligjor dhe kushtetues

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!