×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohen qengja e peshk të ngrirë në Viti në vlerë mbi 6 mijë euro

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 12:22

    Dogana e Kosovës ka konfiskuar disa mallra të kontrabanduara në komunën e Vitisë.


    Dogana ka konfiskuar peshk të ngrirë, pomfrit nga patatet, qingja të ngrirë, shkruan Reporteri.net.

    “Dogana e Kosovës me njësitet e Antikontrabandës ka arritur të identifikoj dhe ndaloj një automjet transportues me mallra të kontrabanduara në Kosovë përmes vijës së gjelbërt kufitare. Me këtë rast është hasur në mallë të kontrabanduar si në vijim:
    Peshk i ngrirë Hake (Osliq) 2700 kg x1.64=4428.00 euro, pomfrit nga patatet i ngrirës 2000 kg x 0.65=1300.00 euro, qingja të ngrirë 5 pce 65 kg x 5.5 = 375.50 euro. Totali i vlerës së mallit është 6085.50 euro”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe nën udhëheqjen e Prokurorit kujdestar pas intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!