Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka thënë se fitorja e zgjedhjeve të 14 shkurtit nga kjo parti është fitore e popullit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Konjufca ka thënë se edhe sikur të bëheshin bashkë të gjitha partitë PDK, LDK, AAK dhe Nisma prapë do t’i mundnin, madje me rezultat më të lartë.
“Nuk kam dyshim se po të kishte qenë PLAN nuk kam dyshim se VV do të dilte e para me këtë rezultat ose më shumë. Unë e kam vërejt se qytetarët e Kosovës nuk e kanë falur atë që ka ndodhur me 25 mars të vitit të kaluar, qytetarët e Kosovës kanë qenë të tronditur se si të rrëzohet fituesi i zgjedhjeve. Sa herë janë rrëzuar qeveritë ne kemi shkuar në zgjedhje. Më 25 mars Avdullah Hoti u takua me PDK. Ramush Haradinajn e Limajn dhe u morën vesh ta rrëzojnë Albin Kurtin. Kjo ishte e turpshme”, tha Konufca në DPT të Fidani në T7.
Ai ka thënë se ka qenë i mahnitur nga organizimi i qytetarëve për fitoren e VV-së.
“Ajo që na ka befasuar ka qenë vetorgaizimi i qytetarëve të Kosovës. Kur ka një vetorgazim të tillë. Për herë të parë e kam vërejt kur VV bëhet logjistikë e qytetarëve, kjo ka qenë e jashtëzakonshme me qenë pjesë e këtyre zhvillimeve. Kjo fitore e meriton me të vërtetë të quhet historike. Populli i Kosovës ka fituar dhe e ka organizuar fitoren”, tha Konjufca.