Glauk Konjufca ka folur për raportet me Albin Kurtit. Ai ka thënë se raportet me liderin e partisë kurrë nuk kanë qenë më të mira se tani.
“Kurrë nukiI kemi pasur raportet më mira. Tash nuk po e di veç me ba nga një selfie me Albinin çdo ditë e me thënë qe jemi në zyrë, qe po e bëjmë planin bashkë. Nuk po di çfarë metode me përdorë. Në 2019 mi patëm matë ditët sa nuk jemi paraqit7r bashkë, tash kanë me fillu me mi matë orët”, tha ai në T7.
Ai tha se ka qenë strategji e Shtabit Zgjedhor në VV që të paraqiten në vend të ndryshme.
“Kur ka qenë Albin Kurti në një anë të Kosovës unë kam qenë në tjetrën anë. Kështu ka qenë metodoligja e shtabit zgjedhor. Kjo mund të ketë shkaktuar huti. Karakteri i aktiviteteve të mia nuk kanë pasur publicitet. Duhet ta kuptoni që VV nuk është regjistër publicitetit. Unë kam qenë nëpër shumë komuna, Albini ka qenë në anën tjetër”, tha ai.
Ai ka folur edhe për grafitet para zgjedhjeve nuk janë bërë nga VV.
“Grafitet vijnë prej njerëzve që iu pengon relacioni Albin Kurti, Vjosa Osmani e Glauk Konjufca. Dikush është përpjek mi prishë këto relacione”, shtoi ai.Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.