×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca i bindur se VV me votat e diasporës e kalon 50%

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 23:48

    Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Galuk Konjufca, është shprehur i bindur se partia e tij e kalon 50% e votave kur të numërohen edhe votat e diasporës.


    “Unë jam i bindur që me votat e diasporës kalon 50%”, është shprehur Konjufca.

    Megjithatë, Konjufac e konsideron sukses edhe nëse VV’ja nuk e kalon këtë më shumë se gjysmën e përqindjes.

    “Por edhe nëse nuk kalon, rreth 50% është pothuajse gjysma e popullatës së Kosovës”, thotë Konjufca në DPT.

    Ai gjithashtu tha se kur kuptohet se pothuajse cdo i dyti qytetar e ka votuar VV’në, kjo është një arritje e jashtëzakonshme sipas tij.

    “Kur e kupton që cdo i dyti qytetar e ka votuar VV’në, është një arritje e jashtëzakonshme”, shtoi Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!