Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me qeveritarët kanë kryer homazhe në vendin ku u vra gjatë një aksioni në veri të vendit, polici Enver Zymeri, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Konjufca u shoqërua nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.
Ata më pas kanë vizituar edhe familjen e heroit, Enver Zymeri. Nga aty, kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se rënia e policëve në krye të detyrës, tregon shembullin për ta mbrojtur atdheun kur rrezikohet e sulmohet.
Për nder të Ditës Memoriale të Policëve të rënë në detyrë, paradite janë kryer homazhe edhe pranë lapidarit që mban emrat e 23 policëve të rënë në kryerje të detyrës.
Policët e rënë në krye të detyrës janë Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Ahmeti, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llaptinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanovic, Misin Krasniqi, Enver Zymeri, Jahi Maliqi Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj, Sami Thaqi, Arben Sejdiu dhe Afrim Bunjaku.