×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca për aplikimin e Kosovës në KE: Është bërë gjithçka për sigurimin e votave

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 10:56
    Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë sot është bërë gjithçka që është e mundshme për sigurimin e votave për anëtarësim në Këshill të Evropës.

    Konjufca këto komente i bëri pas homazheve te varr i heroit Agron Rrahmani.

    I pyetur se a i ka siguruar Kosova votat e mjaftueshme, ai tha se janë duke bërë gjithçka çka është e mundur.

    “Kemi edhe një delegacion që është atje i cili është i përhershëm i Kosovës në kuadër të parlamentit i cili merr pjesë vazhdimisht në asamblenë e KE. Është bërë punë e madhe që së pakku një vit, por puna ka qenë edhe e mëhershme. Edhe vet kur kam qenë në opozitë kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Evropë. Kemi punuar të gjithë së bashku pavarësisht partive politike. Ky është sukses i Kosovës jo i ndonjë partie në mënyrë të veçantë”, tha Konjufca.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar nismën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

    Vendimi i miratuar sot obligon Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës që të zhvillojë të gjitha procedurat për anëtarësim në bazë të legjislacionit në fuqi.

    Kohë më parë është paralajmëruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshill të Evropës në muajin maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!