Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Qemal dhe Kozeta Zylon, themeluesit e shkollës shqipe “Alba Life”, që operon nëpër të gjitha lagjet e New Yorkut, si dhe mësimdhënësen Fatlinda Gashi.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se bashkëbiseduesit folën mbi rolin e shkollave shqipe në mërgatë dhe rëndësinë e tyre në edukimin e gjeneratave të reja, në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës tonë.
“Kryeparlamentari Konjufca falënderoi mysafirët dhe të gjithë ata që angazhohen në këtë shkollë me punën e tyre në drejtim të edukimit, duke u shprehur mbështetje në vazhdimin e këtij misioni fisnik dhe theksoi gatishmërinë e bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.
Tutje theksohet se mysafirët e njoftuan kryetarin Konjufca rreth programeve dhe aktiviteteve të tyre dhe falënderuan për pritjen dhe gatishmërinë, duke shprehur vendosmërinë për të punuar edhe më tutje në drejtim të edukimit dhe profesionalizimit të fëmijëve shqiptarë, të cilët në të ardhmen do të kontribuojnë për vendin dhe kulturën tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.