Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Galuk Konjufca, ka thënë se qeveria e radhës e formuar nga partia e tij, nuk do të varet nga votat e Listës Serbe.
“Deri tash po duket që të gjitha gjasat janë që qeverisja e VV-së do të jetë plus nja dy tre deputetë të pakicave jo-serbe”, ka thënë Konjufca.
Konjufca i bindur tha se qeveria e radhës duhet të bëhet pa u kushtëzuar nga Lista Serbe, duke i bërë 61 vota pa ata.
“Nuk bën që Lista Serbe me qenë, si në qeverinë e Hotit, me kusht që ta bëjë 61’shin. Ne duhet ta bëjmë 61’shin pa Listën Serbe”, ka thënë Konjufca në DPT te Fidani në T7.
Tutje, ai la hapur edhe mundësinë e bashkëpunimit me parititë tjera shqiptare.
“Me partitë shqiptare nëse na duhen, për një stabilitet më të gjerë, mund të bisedojmë. Por, kur t’ia shtojmë edhe mërgatën, me disa deputet që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti 1, me këta do ta bëjmë qeverinë me Kurtin kryeministër”, shtoi Konjufca.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.