Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ministri i Punëve të Brendshme, kanë vizituar familjen e heroit kombëtar, Enver Zymeri në 13-vjetorin e rënies së tij.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se rënia e policëve në krye të detyrës, tregon shembullin për ta mbrojtur atdheun kur rrezikohet e sulmohet.
“Po siç e dini sot jemi në përvjetorin e rënies së heroit Enver Zymeri është caktuar edhe dita e rënies së policëve për t’i përkujtuar ata”, tha Konjufca.
“Ishim edhe në familjen e Afrimit e tash te familja e Enverit dhe shprehëm rëndësinë që e ka kjo datë e cila përkujton të gjithë policët e rënë në detyrë por të gjithë atyre u prin Afrim Bunjaku e Enver Zymeri që janë heronjtë tanë e të cilët ranë në krye të detyrës për ta mbrojtur atdheun tonë, për ta mbrojtur atë nga Serbia, për ta mbrojtur kur u sulmua nga Serbia në të dy rastet dhe ky është shembulli më i vlefshëm e të cilin duhet ta kujtojmë sepse është shembulli që kur atdheu rrezikohet e sulmohet, nuk duhet të kursejmë asgjë nga vetvetja. Kështu bën Afrimi dhe Enveri sepse dhanë më të shtrenjtën e tyre sepse nuk u frikësuan që ta japin jetën”, u shpreh Konjufca.
“Simbol i kurajos dhe përkushtimit ndaj shtetit”, Kosova nderon policët e rënë në detyrë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.