Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se në një sondazh të bërë së fundmi nga një parti politike del se Vetëvendosje do të fitojë 42 për qind të votave, që i bie rreth 50 deputetë, shkruan Reporteri.net.
“Sondazhi i fundit që e ka bërë një parti politike në Kosovë ka dalë mbi 40 për qind, me deputet diku 50 deputetë. Kjo ka dalë nga një sondazh që e ka bërë një parti politike”, ka thënë ai në Prime Time të Kanal 10.
Ai ka thënë se kjo përqindje është pa Vjosa Osmanin. Konjufca nuk ka treguar se me çfarë përqindje ka dalë partia e Vjosa Osmanit.
“Vjosa Osmani ka qenë e vendosur si e pavarur. E kam kqyr por nuk kisha dashtë me folë për tjerat subjekte, unë po flas veç për Vetëvendosjen. Në bazë të këtij sondazhi po të bëhej një koalicion VV, Vjosa me opsionin e vet dhe pakicat do të kishte një qeverisje më e qartë që do të fokusohej në në antikorrupsion, drejtësi, ekonomi”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.