Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, tha se Vetëvendosje i ka gjetur ndërmarrjet publike të degraduara e pranë kollapsit, e krejt kjo pasi partitë politike nga qeveritë e kaluara i përdorën për zhvatje.
“Vetëvendosje gjeti ndërmarrjet publike pranë kollapsit, degradim i ndërmarrjeve publike, duke filluar prej Telekomit e deri te KEK-u, këto ndërmarrje janë shfrytëzuar prej partive politike të cilat e kanë përdorur për zhvatje. Syrin e kanë pasur për tendere, tenderat në KEK janë 7 shifror”, u shpreh Konjufca.
Ai më tutje tha se qeveria e kaluar me kryeministrin Ramush Haradinaj u treguan të pangopshëm duke e rritur pagën e tyre.
“Pangopësia nga qeveria e kaluar, me kryeministrin e kaluar ishte ekstreme, pagat e tyre nuk mund të haseshin askund në rajon. Ne zvogluam pagat në institucione, ulëm numrin e ministrive. Kjo ka qenë një reformë e duhur dhe kjo duhet të bëhet trashëgimi, dhe jo të ja rrisin pagën vetes kushdo që vjen në qeveri”, tha ai në Interaktiv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.