×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrolle të shumta në Gjermani, në Koln kapen disa shqiptarë duke punuar në të zezën

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 17:03

    Afro 2 mijë e 800 oficerë doganorë në disa qytete të Gjermanisë kanë kryer kontrolle në kantieret e ndërtimit, ku kanë zbuluar shkelje të shumta të rregulloreve, përfshirë pagën minimal.

    Kontrollet u kryen në Berlin, Mynih dhe Koln, ku në një kantier ndërtimi në Bornheim, pranë Kolnit, doganierët gjetën gjashtë persona nga Kosova dhe Bjellorusia duke punuar në të zezën.

    “Në shumë raste, problemi ishte se punëtorët e ndërtimit nuk kishin leje qëndrimi, që do të thotë se ata nuk duhej të kishin qenë fare në kantieret e ndërtimit. Pas kontrollit dhe pas vlerësimit të dokumenteve, zyrtarët doganorë zbuluan 1 mijë e 800 shkelje të tjera”.

    “Sipas informacionit, 260 raste përfshinin mbajtjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe faktin se atyre nuk u është paguar as paga minimale. Sipas një zëdhënësi të doganës në një kantier ndërtimi në Bornheim pranë Kolnit, disa punëtorë ndërtimi ndoshta kanë marrë vetëm “disa euro”. Dogana kishte gjetur gjashtë burra nga Kosova dhe Bjellorusia të cilët nuk duhej të ishin atje”, shkruan gazeta gjermane, Berliner–Zeitung.

    Ministri Federal i Financave Lars Klingbeil, ministria e të cilit mbikëqyr doganat, foli për një “angazhim të vazhdueshëm për të luftuar punën e padeklaruar dhe punësimin e paligjshëm në industrinë e ndërtimit”.

    “Ne do të intensifikojmë më tej përpjekjet tona kundër atyre që pasurohen në kurriz të të gjithëve”, tha Klingbeil.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!