×
  • Lajme
  • Lajme

    Koronavirusi: Pritje të gjata nëpër barnatoret e Prishtinës, mungojnë materialet mbrojtëse

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 21:59

    Pritjet nëpër barnatoret në Prishtinë vazhdojnë të jenë të gjata.Qytetarët po kërkojnë materiale mbrojtëse, të cilat thonë se janë në mungesë.


    Mirëpo, ata thonë që ilaçet e tjera që u nevojiten mund t’i gjejnë lehtësisht.

    Por Shoqata e distribuimit farmaceutik u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bëjnë panik, ngase thotë se tregu farmaceutik i Kosovës është mjaftueshëm i furnizuar me medikamente, raporton KTV.

    Banorët e kryeqytetit, nga paniku kanë vazhduar të furnizohen edhe me ushqime nëpër dyqanet që kanë mbetur jashtë masave të Qeverisë për izolim.Ata thonë që po i respektojnë këto masa.

    Vendimi i Qeverisë për masat shtesë për mbrojtje nga epidemia po respektohet në masë të madhe.

    Ministria e Shëndetësisë ka apeluar që të respektohen masat e marra nga ana e Qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!