×
  • Lajme
  • Lajme / Komisionerja e BE-së për Zgjerim

    Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 12:41

    Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe ne, Bashkimi Evropian, e mbështesim fuqimisht rrugën evropiane të saj dhe popullit serb.

    Kështu ka deklaruar për Deutsche Welle, Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerim në lidhje me protestat në Serbi.

    Ajo thekson se megjithëse Serbia ka qenë vend kandidat për shumë vite, ajo ende nuk i ka zbatuar të gjitha reformat.

    “Kjo është arsyeja pse ne i ndihmojmë ata të zbatojnë këto reforma”, shtoi Kos.

    Kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës si kusht për t’u bashkuar me BE-në, Marta Kos thekson:

    “Gjithmonë më pëlqen të them se kur një vend vendos për rrugën drejt BE-së, kjo vjen me detyrime dhe përgjegjësi. Është çështje zgjedhjeje. Prandaj, askush nuk po e detyron Serbinë. Por kur thua: “Po, ne duam të bëhemi anëtar i BE-së” – atëherë duhet të bëhet. Shumë gjëra duhet të bëhen”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!