×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett u drejtohet liderëve të rajonit: Fati i të pagjeturve nuk duhet të jetë peng i politikës

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 13:26

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ua ka çuar një porosi liderëve të Ballkanit që fatin e të pagjeturve të mos mbajnë peng të politikës së tyre.


    Kosnett ka thënë se e vlerëson përparimin e fundit në lidhje me këtë çështje.

    Në këtë Ditë Kombëtare të Personave të Zhdukur, ne vlerësojmë përparimin e fundit në nivelin e punës. Por, pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungon përgjigja për të dashurit e tyre. Për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit: fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës”, shkroi ambasadori amerikan.

    Në lidhje me këtë temë, Kryeministri i Kosovës  sot tha se gjenocidi në Kosovë është e vërteta e Serbisë dhe për hir të kësaj të vërtete, Kurti tha se duhet bërë bashkë të gjithë e duhet kërkuar përgjegjësi nga shteti serb.

    Por, Kurti ka refuzuar të deklarohet para gazetarëve nëse për të pagjeturit do të diskutojë në vizitën që do ta fillojë sot në Bruksel, ku do të takohet me liderët e institucioneve të BE-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!