Kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi në një bisedë për televizionin Top Channel në Shqipëri foli për gjendjen në Bujanoc sa i përket coronavirusit.
Ai u shpreh se Bujanovci është një ndër vendet më pak të prekura nga CoVid-19.
Deri më tani në këtë komunë janë konfirmuar 4 të prekur të cilët asnjëri nuk ka qenë shqiptar, por të komunitetit rom dhe serbë.
Sa i përket ndihmave që u kanë shkuar nga Beogradi, ai u shpreh se kanë pasur kontakte por nuk kanë marrë ndihmë dhe as u kanë thënë që do u dërgojnë ndihma.
“Ne kemi pasur kontakte dhe kemi marrë një ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në vlerë prej 200 mijë euro aq sa ka marrë edhe Presheva dhe 100 mijë të tjera janë ndarë për komunën e Medvegjës”, tha ai.
Ai u pyet nëse Shqipëria ka dhënë kontribut?
“Kam patur kontakte me ministrin Gent Cakaj dhe ka premtuar se edhe qeveria shqiptare është duke shqyrtuar një mundësi për të dërguar ndihma financiare”, tha ai teksa ka shtuar se nuk ka vlerë në premtime./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.