Në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës do të funksionoj edhe një njësit i ri. Bëhet fjalë për Njësinë për Luftimin e Mashtrimeve, në nisjen zyrtare të së cilës do të marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett.
Zyra Kombëtare e Auditimit është një nga partnerët kyç të aktiviteteit anti-korrupsion të USAID-it në prokurimin publik dhe zë vend qendror në zbulimin e mashtrimeve, shpërdorimeve dhe abuzimeve, si dhe luftimin e korrupsionit.
USAID-i ka siguruar avancim të përshtatur të kapaciteteve për zbulim dhe luftim të mashtrimeve për 60 auditorë kombëtarë si dhe ka mbështetur themelimin e Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve në kuadër të Departamentit Ligjor të ZKAK-së.
“Përmes Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, USAID-i mbështet aktivitetet e prokurimit elektronik, duke ndihmuar kështu Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) në përcjelljen e shpenzimit të parasë publike nga qeveritë lokale dhe ajo qendrore, si dhe mënyrat kreative të të ndihmuarit të publikut të gjerë për të mbikëqyrur shpenzimet qeveritare dhe nxitur një sistem të drejtë dhe transparent të prokurimit publik”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.