×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova drejt aplikimit në Këshillin e Evropës, Vuçiq mbledh sot Këshillin e Sigurisë

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 7:36

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar veprime, nëse siç ka thënë ai, Kosova aplikon sot për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Vuçiq  mbrëmë ka paralajmëruar do ta mbledh Këshillin Kombëtar të Sigurisë brenda 36 orëve, shkruan Reporteri.net.

    Vuçiq, pas darkës joformale në Bruksel, ka thënë  do të përdoren të gjitha mjetet politike për ta kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    “Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin dhe për të destabilizuar Serbinë. Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se për ta nuk ekziston marrëveshja e Brukselit apo  Marrëveshja e Uashingtonit. Është interesante të shohim se kush do të mbështesë diçka të tillë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë me forcë vendin tonë,” citohet të ketë thënë presidenti serb.

    Radio Evropa e Lirë bazuar në burime nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës raporton se aplikacioni është i gatshëm dhe se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës sipas të gjitha gjasave do të bëhet sot. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!