×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Kosova ka nisur përdorimin e praktikave të SHBA-së në zbatimin e Strategjisë së Mbrojtjes

    Reporteri
    22 Korrik 2024 | 12:36

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se Kosova ka filluar të përdorë praktikat më të mira të SHBA-së në zbatimin e Strategjisë së Mbrojtjes së Kosovës, përcjell Reporteri.net.

    “Urime Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për marrjen e një hapi të rëndësishëm, në profesionalizimin e sektorit të sigurisë së Kosovës duke vendosur një rregullore të re për funksionet kritike të qeverisjes duke përfshirë planifikimin, programimin, buxhetimin dhe ekzekutimin (PPBE)”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

    Theksohet, se duke filluar nga 16 korriku, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes, filluan të përdorin praktikat më të mira të SHBA-së në zbatimin e Strategjisë së Mbrojtjes së Kosovës.

    “Për të përfituar popullin e Kosovës, “Programi Global i Reformës së Mbrojtjes” i Shteteve të Bashkuara është krenar që ka bashkëpunuar me Ministrinë e Mbrojtjes për dy vitet e fundit për të ndërtuar sektorin e sigurisë kombëtare të Kosovës të rrënjosur në sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien për mbikëqyrjen civile”, thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!