×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosovarët i shoh budallë, të trashë e naivë” – reagon Nexhmedin Spahiu

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 10:21

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu  mbrëmë mori pjesë në një debat televiziv, ku temë diskutimi ishte bashkimi kombëtar.


    Gjatë diskutimit u raportua se Spahiu deklaroi se “se si individ që ka studiuar në Tiranë dhe është integruar në shoqërinë e tyre, kosovarët i sheh budallenj e të trashë”.

    “Kur futem unë si njeri i integruar në shoqëri, dukem si budallë. Kur ju shoh unë që jam rrit e integru. Unë kur futem në integritetin e shqiptarëve, mu kosovarët më duken budallë, të trashë, naiv. Si njeri i integruar në shoqëri. Unë që jam rrit e lind në Kosovë, por jam integruar atje”, citohet të ketë thënë ai në Debat Plus.

    Por, pas shkrimeve në media ka reaguar Spahiu, i cili ka thënë se ai asnjëherë nuk ka thënë se ka qenë student në Tiranë, por se ka qenë profesor atje, fakt që ai thotë se as që e ka përmendur në emision.

    “Në fund, përmes fb 60 e kusur përqind votuan në favor të injorancës sikur mos të kishin dëgjuar asnjë argument në debat. Dhe qershia mbi tortë: Portali Mitrovicasot, nxjerr titull se unë paskam thënë që “unë si student i Tiranës”. Unë as nuk kam studiuar në Tiranë e as nuk thash që kam studiuar në Tiranë. Unë kam ligjëruar në Universitet të Tiranës por këtë nuk e thash në emision. Çfarë mund të presësh prej një publiku që debatin e kupton si zbavitje e jo si program ku mund të mësosh ndonjë gjë?”, ka shkruar ndër të tjera ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!